12.5 C
Tirana

Pas kamerës së fshehtë që i bëri Arbanës, Eduarti dënohet nga ‘gruaja’, tregon çfarë po heq

VENDI

Një kamera e fsh ehtë u përgatit në puntatën e fundit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” për moderatoren Arbana Osmani.

 

Ideatori sigurisht ishte partneri i saj, Eduart Grishaj, njëkohësisht regjisor i emisionit i cili kishte sjellë disa të ftuar që të aktronin dhe të ziheshin për çështje parash në studio.

 

Kur situata i doli jashtë kontrollit Arbanës, dy aktorët i treguan se ishte një kamera e fshehtë duke i dhënë më pas dorën moderatores. E habitur Arbana, buzëqeshi dhe i bëri publikisht një “kërcënim” partnerit duke e pyetur: “Eduart, ku do flesh sonte pash zotin?”

 

Vetë regjisori ka reaguar sot me një postim në Instastory, ku i kthen përgjigje partneres së tij, pas lojës që i bëri në emision.

 

“Çfarë fati kam me këtë kohën e mirë! Fle jashtë robi në ballkon në fresk”, shkruan ai duke bërë tag partneren e cila me sa duket e paska mbajtur fjalën.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT