18.5 C
Tirana

“Pas 11 majit rregulla të reja për automjetet”, ministrja Manastirliu flet edhe për rritjen e riatdhesimeve duke nisur

VENDI

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u përgjigj në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” lidhur me procesin e hapjes dhe lehtësimit të masave të izolimit.

Lëvizja me automjete private aktualisht kryhet vetëm përmes autorizimit por ministrja tha se pas datës 11 ky regjim i lejeve mund të marrë fund. Ajo deklaroi se do të lejohet lëvizja e automjeteve pa autorizim duke nisur nga data 11 maj në zonat e gjelbra por po vlerësohet se mund të përfshihen të gjitha qarqet.

“Do të lejohet edhe zgjerimi i automjeteve pa autorizim duke nisur pas 11 majit. Po vlerësohet për zonat e gjelbra por po shikohet për të gjithë qarqet” tha ministrja e cila shtoi se transporti publik do të vijojë të mbetet i mbyllur. “Transporti publik po vlerësohet për tu hapur në fazën e fundit”.

Manastirliu tha se duke nisur nga data 18 maj do të rritet numri i riatdhesimeve

“Nuk mund të themi një datë për hapjen e kufijve por do të rrisim numrin e riatdhesimeve nga data 18 maj”, shtoi ministrja.

Sa i përket aktiviteteve fetare, Manastirliu tha se po vlerësohet ende hapja e tyre ndërsa si masa permanente që do të mbesin edhe pasi të hapet izolimi deri në gjetjen e vaksinës do të mbesin “distancimi social, larja e duarve dhe kushtet higjenosanitare.” /Opinion/

- Advertisement -

TE FUNDIT