‘Parlamentin do e shpërndaj po të më mbështesë populli’, presidenti Meta bën deklaratën e fortë

Presidenti Ilir Meta është shprehur se do ët mund ta shpërndajë Parlamentin kur ta dojë populli.

PUBLICITET

 

I ftuar në “Çim Peka live”, Meta tha se shpërndarja nuk është një gjë shuëm e thjeshtë, por as e vëshrtirë dhe se për këtë nismë, do t’i duhet mbështetja e gjithë shqiptarëve dhe e 20 burrave që ta çojnë vendin në zgjedhje.

 

Sipas Metës, me këtë qeveri është e kotë të shkohet në zgjedhje.

 

“Dakord e shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë nga ana kushtetuese, por jo e pamudnur. Por unë duhet të kem një situatë që i gjithë populli ta dojë. Por të dalin nja 20 burra që ta çojnë vendin në zgjedhje se me këtlë qeveri nuk shkohet në zgjedhje. Këtë krizë e zgjidh vetë populli shqiptar.

 

Edhe presidenti, të ndërpritet mandati dhe të votohet nga populli dhe të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit. Unë jam gati të bëj edhe zgjidhje të tjera, por duhet të jenë gati edhe të ca burra që presidenti ti çojë në zyra, të drejtojnë qeverinë dhe të çojnë vendin në zgjedhje,”- tha Meta.

PUBLICITET