16.5 C
Tirana

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 19 nëntor 2019.

VENDI

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të ulët atmosferik e cila do të sjellë rreshje shiu të lehta dhe rritje të temperaturave në vendin tonë.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut të pakta në zonën Perëndimore dhe qëndrore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 10-15 meter per sekond ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1, 5 deri në 2, 5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje. Temperaturat min dhe max do jene si ne vijim. Zonat malore minus 1 deri ne 5 grade C. Zonat e ulëta 8 deri ne 18 grade C. Zonat bregdetare 10 deri ne 18 grade C.

- Advertisement -

TE FUNDIT