7.5 C
Tirana

Para festave rritet çmimi i gjelit të detit

VENDI

Në Peqin këtë vit gjeli i detit do të kushtojë nga 800 deri në 900 leke kg, rreth 200 lekë më shumë krahasuar me 3 vite më parë.

 

Kjo zonë njihet për mbashtrimin e gjelit të detitdhe kërkesat për të janë të konsiderueshmë çka do të thotë se blerësit duhet të llogarisin deri në 900 leke kilogrami për të marrë një gjel në Peqin. Arsyeja se përse  ky çmim është kaq i larë sipas fermerëve ka të bëjë më veshtirësitë e rritjes së tyre si dhe përdorimin e ullirit për ushqim,karakteristike vetëm e zonës së Peqinit.

 

Të pyetur për kërkesat ata shprehen se ato mbeten të ulta  edhe pse janë të ndërgjegjshëm se çmimi për kg i gjelave të tyre është shumë i lartë për ekonominë e familjeve të vendit.  Edhe këtë vit në bashkinë Peqin u organizua panairi i gjelit të detit më qëllim promovimin e tij .

 

Çdo vit në Peqin mbashtrohen rreth 40 mije krere  të cilët janë me një cilësi të mirë dhe të kontrolluar.  Edhe pse gjeli i detit të Peqinit është i një cilësie të mirë sërisht qytetarët ngurrojnë ta blejnë një pasi çmimi është shumë i lartë dhe më afrimin e festave të fundvitit pritet të rritet akoma.

- Advertisement -

TE FUNDIT