13.5 C
Tirana

Panariti: Ja pse Edi Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës në Shkodër…

VENDI

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë, ka zbardhur arsyet sepse qeveria Rama nuk shpall gjendjen e emergjencës në Shkodër, e cila ndodhet nën ujë për shkak të përmbytjeve.
Në studion e News 24, Panariti tha se qeveria ka fobi shpalljen e emergjencës sepse më pas është e detyruar për të kërkuar fonde shtesë për të dëmshpërblyer të përmbyturit.
 
“Unë mendoj se duhet të shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër dhe nuk e kuptoj fobinë e qeverisë për të bërë një gjë të tillë, por mendoj se kjo ka të bëjë me çështjen e fondeve shtesë. Por në të tilla raste i drejtohesh BE për të përfituar fonde.
Qeveria nuk e shpall sepse është e detyruar më pas për masa shtesë për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.
Mendoj se duhet të shpallet gjendja e emergjencës që të kërkohen më pas fondet. Nëse pret të hapet koha për këto raste kërcënohet jeta e njerëzve”, tha Panariti.
© SYRI.net

- Advertisement -

TE FUNDIT