8.5 C
Tirana

Pamje pas aksidentit në Milot, hashashi përzihet me borën në asfalt

VENDI

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, pasi u njoftua për aksident, por e gjeti asfaltin të mbushur me hashash.
Audi u përplas me një tjetër makinë dhe me barrierat mbrojtëse të rruges e me pas droga që transportonte u përhap në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur gjatë natës në Milot dhe dyshohet se është shkaktuar nga kushtet e këqija të motit.
Në mjet udhëtonin dy persona, ndërsa në bagazh policia gjeti edhe lëndën narkotike të futur në disa thasë.
Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje drejtuesin e autoveturës ku u gjet lënda narkotike, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe personin që e shoqëronte, por pa bërë të ditur identitetin e tij.
Nga aksidenti, personat që udhetonin në dy mjetet kanë marrë dëmtime të lehta.

- Advertisement -

TE FUNDIT