Pallati në flakë, zjarrëfikësit shpëtojnë të miturën / VIDEO

Një apartament në afërsi të qendrës në Elbasan është përfshirë nga flakët këtë të martë.
Si pasojë e zjarrit të rënë kanë mbetur të izoluar banorët e pallatit, duke rrezikuar jetën.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrëfikësve shuarja e flakëve ka qenë e pamundur per nje moment. Si rrjedhojë gjatë ndërhyrjes së zjarrëfikësve ka marrë pjesë dhe një helikopter shpëtimi nga radhët e Forcave Ajrore.
Gjatë ndërhyrjes ekipi zjarrëfikesve ka bërë te mundur evakuimin e një fëmije, te moshës 7 vjeç, e cila kishte mbetur e bllokuar në katin e 10 të pallatit.
Falë ndërhyrjes, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plot.https://www.facebook.com/583363525062361/posts/2435121563219872?sfns=mo