13.5 C
Tirana

O moj Shqypni e mjera Shqypni, Rilindja të ka nxjerrë me krye ne hi

VENDI

Shkruan: Endrit HOXHAJ

Enveri vdiq, por s’u rrëzua akoma nga pushteti. Thonë që njeriu vdes kur harrohet, por Enver Hoxha kurrë s’do harrohet.

Sipas rrënjëve të tij, në parlament dhe në sektorët më kryesorë të Shqipërisë, ai është njeriu më i shumëlakuar në këto vite pluralizëm! Kjo do të thotë që ai jeton ende nën mëngët e pushtetarëve të sotëm!

Aktualisht, kryetari i parlamentit është Gramoz Ruçi, i besuari i Enverit. Deputeti socialist Spartak Braho, ish-prokuror i

diktaturës. Ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, i besuari Enverit. Ish-ministri i jashtëm Ditmir Sul Bushati, djali i njeriut të afwrt të Enver Hoxhës. Kryeministri Edi Kristaq Rama, djali i njeriut të mikluar të Enver Hoxhës, Sonila Qato drejtore e ARRSH-së, vajza e anëtarit të Byrosë Politike, Llambi Gegpriftit apo Damian Gjiknuri, Ilir Gjoni, Ilir Beqja…,

pinjollë të vazhdimësisë së bllokut komunist. Skënder Gjinushi ish-ministër i arsimit në diktaturë, së fundmi në krye të Akademisë së Shkencave. Presidenti Ilir Meta, nip i njeriut me te besuar te Enverit, Sulo Gradecit…

Flasim për demokraci, por në fakt jetojmë ende në një komunizëm të moderuar, madje edhe më të konsoliduar në këto vite qeverisjeje, nga Edvin Rama… Sot nuk guxon njeri të bëjë like në rrjetet sociale, të bëjë një koment apo ta shpërndajë atë, nëse është e papëlqyer nga qeverisja socialiste. Nuk guxon kush të dalë në portesta,

sepse shkojnë u trokasin në derën e shtëpisë, duke ju hequr çdo të drejtë që garanton“demokracia”. I dhunojnë ose i largojnë nga puna ose i prangosin… Sot nuk guxon kush të merret me djemtë e ish-bllokmenëve dhe purthadorëve të tyre, sepse ata janë klanet mafioze, për të cilat fliste dhe ish-ambasadori

Amerikan në Tiranë, Lu…
Sot nuk ka askush një opinion personal kundër rilindjes, sepse shteti të godet në familje. Sot asnjë media nuk merret me ecurinë e qeverisjes socialiste. Sot nuk të afron njeri në studio televizive, për debate politike, në qoftë se nuk ke takuar më parë

Endri Fugën… Për show televiziv, sot ndërtojnë shtëpi dhe bëjnë bamirësi Edi Rama dhe Taulant Balla, por në anën tjetër ata ju heqin ndimën sociale shqiptarëve. I zhysin çdo ditë thellë e më thellë në borxhe. Sot ndërtohen rrugë pa standarde. Jepen konçesione vetëm për oligarkët dhe e largojnë rininë nga Shqipëria!

Sot arsimi në Shqipëri, nuk ju intereson qeveritarëve, sepse fëmijët e tyre studiojnë jashtë. Sot qeveritarëve s’u intereson ekonomia e vendit, sepse ata kanë miliarda në bankat jashtë. Sot qeveritarëve s’u intereson borxhi publik, sepse atë e

paguan populli i varfër! Sot qeveritarëve s’u intereson nëse shqiptarët kanë bukë apo jo në shtëpi, sepse e kanë mendien te dietat e tyre! Sot qeverisë s’i intereson nëse shqiptarët e kanë ushqimin e kontrolluar, sepse ata fitojnë miliona nga ushqimet e skaduara dhe kanceroze!

Sot qeverisë s’i intereson nëse Shqipëria po zbrazet, sepse ateherë e kontrollojnë edhe më lehtë këtë vend! Sot qeverisë së rilindjes, s’i intereson asgjë veç fjalëve të Ramiz Alisë në vitet ‘90: “Pushtetin në çdo kohë do ta kontrollojmë ne”!

- Advertisement -

TE FUNDIT