12.5 C
Tirana

Nuk lejohet që të hash fara në stadium! Ja rregullat për çdo tifoz që do shohë Shqipëri-Francë

VENDI

Një stadium modern meriton edhe një sjellje korrekte dhe brenda normave të lejuara. Ndonëse shumica e atyre që kanë ndjekur edhe në të kaluarën ndeshjet e kombëtares, e dinë sesa strikte janë rregullat për tu future ne stadium dhe sjellja brenda impiantit, ketë herë në duelin kundër Francës në “Air Albania Stadium” ka edhe disa elemente shtesë që duhen mbajtur në vëmendje.

Sic raporton “Panorama Sport” , tifozeve nuk do tiu lejohet të konsumojnë fara në stadium, realisht nje vec i kahershëm I tifozeve shqiptare. Burime për Vizion Plus shtojnë se edhe në duelin e parë që u luajt në këtë impiant, ndeshjen e femrave Apolonia-Vllaznia, të dielen e kaluar, përfaqësuesit e federatës kanë konstatuar një ndotje të konsiderueshme të shkalleve të stadiumit të ri modern, nga ngrënia e farave, dhe pikërisht për këtë arsye ky product I është shtuar listës së atyre që nuk do të lejohen të futen brenda nga tifozet. Po ashtu nëse deri tani, mud të futeshe brenda me një bidon uje pa tap, nga dueli I kësaj të diele e tutje ne stadiumin e ri, kjo gjë nuk lejohet. Ujin, lengjet e tjera dhe birrat cdokush mund ti bleje ne lokalet brenda impiantit.

Gjithashtu, tifozët nuk mund të hyjnë në stadium me jelekë fosforeshentë pa logon përkatëse. Biletat e ndeshjes do të kontrollohen përkundrejt kartës së identitetit, rregull i cili mund të zbatohet në vijim edhe për ndeshjet e kampionatit shqiptar që pritet të zhvillohen në këtë impiant, kryesisht derbi i kryeqytetit.

 

 Rregullat që vlejnë për tifozët:

 

1. Do kontrollohet karta e identitetit dhe bileta. Gjithashtu do të ketë kontroll fizik të tifozëve;

2. Nuk lejohen të futen në stadium tifozë me jelekë të paloguar;

3. Nuk do të lejohen tifozët që mbajnë çanta shpine, çadra, çakmakë, aparate fotografikë apo kamera, e gjithashtu fara luledielli.

4. Uji dhe pijet e tjera nuk do të lejohen të futen nga jashtë stadiumit, pasi tifozët kanë mundësinë t’i blejnë në tribunat përkatëse, ku do të ketë shërbim katering.

5. Mjete piroteknike si flakadanë, fishekzjarrë, kapsolla apo tymuese janë rreptësisht të ndaluara.

6. Tifozëve u ndalohen edhe vuvuzelat, boritë, bilbilat dhe lazerat.

7. Flamujt dhe simbole të tjera kombëtare do të lejohen vetëm me shkopinj plastikë.

8. Janë rreptësisht të ndaluara banderolat me përmbajtje politike.

- Advertisement -

TE FUNDIT