9.5 C
Tirana

Nuk kaloi dot në 10shen e Këngës Magjike, Soni Malaj thumbon keq kolegët.

VENDI

Këngëtares Soni Malaj duket se nuk i ka dalë e keqja nga fakti që nuk mundi të hynte në 10 e më të mirëve në finalen e këngës Magjike. Balada e saj Shije Tradhtie nuk u pëlqye nga kolegët dhe këngëtarja duket se ka një mesazh për të gjithë këngëtarët e tjerë.

Ndonjëherë mendoj sikur të isha zog, që të fluturoja lart në qiell dhe tua lëshoja glasën ca njerëzve, shkruan këngëtarja në Instagram.

Menjëherë në krah i ka dalë reperi Stresi i cili i shkruan. Thonë se kur të glaçon zogu ke fat. Soni sërish nuk është ndalur dhe i është përgjigjur Stresit. Janë ca zogj që kur ta lëshojnë glasën në krye të ndyjnë krejt.

Këtë vit festivali Kënga Magjike u përball me shumë kritika pasi fituesja e këtij viti Eneda Tarifa u kontestua nga publiku. Sapo ajo mori trofeun publiku filloi të thërriste në kor emrin e Fifit.

- Advertisement -

TE FUNDIT