Nuk ka negociata këtë verë, më shumë kohë për të vëzhguar raportin e KE

Komisioni për Zgjerimin Evropian, Johannes Hahn, është shprehur se negociatat për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut nuk do të happen të paktën edhe këtë verë.
Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, Hahn është shprehur se tre shtete që janë skeptike për këtë vendim janë Gjermania, Franca dhe Danimarka.
“Duhet më shumë kohë për raportin e KE i cili jep vlerësimin pozitiv pë Shqipërinë dhe Maqedoninë. Holanda, Danmarka, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar qe çështja e zgjerimit të lidhen me zhvillimet në secilin vend dhe kanë kërkuar më shumë përpjekje nga ana e tyre”.
Ndër të tjera komesioneri Hahn ka thënë se disa vende të BE-së nuk janë të gatshme për hapjen e negociatave.
Komisioni Evropian vlerëson dhe beson sërish se këto vende duhet të shpërblehen. Nuk është në interes të vetëm këtyre 6 vendeve të Ballkanit që të bëhen pjesë e BE-së, por është edhe në interesin tonë. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale. Zgjerimi ndikon për stabilitetin në rajon, megjithatë një vendim nuk është arritur të merret në lidhje me hapjen e negociatave, të paktën këtë verë. Kërkohet më shumë kohë për rekomandimet tona që ata të bëjnë vlerësimet e tyre.