14.5 C
Tirana

Nuk janë helmuar, i afërmi i çiftit zbulon detaje të reja nga ngjarja.

VENDI

Ngjarja e djeshme ka tronditur mbarë opinionin publik. Kishin vetëm pesë ditë që ishin martuar dhe kishin shijuar ceremoninë e dasmës ndërsa dje në mëngjes nusja u gjend pa shenja jete, ndërsa dhëndri po lufton ende me vdekjen në spital.

E ndjera Rezarta Hajdari dhe bashkëshorti i saj Olsian Hajdari ishin kryefjala e kronikës ditën e djeshme teksa policia ende po punon për të zbardhur detajet e plota nga kjo ngjarje e rëndë që ndodhi në fshatin Xhyrë të Elbasanit.

Fillimisht u tha se çifti është helmuar me bar miu dhe si pasojë, e reja ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa bashkëshorti është ende në gjendje kritike sipas bluzave të bardha. Por sipas JOQ një i afërm i çiftit ka hedhur dyshime të tjera për dy të sapomartuarit.

Prushi lëshon dioksid karboni dhe kur është fikur ka çliruar karbonin që me gjasë mund të ketë sjellë edhe asfiksimin e çiftit. I afërmi i Rezartës dhe Olsianit i bën thirrje policisë që të hetojë edhe në këtë pistë pasi provat janë ende në dhomë.

- Advertisement -

TE FUNDIT