16.5 C
Tirana

Njihuni me trendet e make up-it të sezonin veror!

VENDI

Këtë sezon kemi parë një miksim trendësh jo vetëm në veshje, por edhe në ‘make up’. Kryesisht në grim është vënë re se kudo në sfilata po mbizotërojnë disa lloje trendesh, që mund të përshtaten për të gjitha vajzat.

Më poshtë po rendisim 4 prej tyre, të cilat duhet t’i provoni patjetër këtë vit.

Ngjyrat metalike
Këto ngjyra të forta u shfaqën që vitin e kaluar si trend, megjithatë duket se dhe këtë vit duhet të vazhdoni ta ndiqni. Këto ngjyra janë të preferuara në pjesën e syve dhe kryesisht ato që kanë ndriçimin e letrës së aluminit.

Shkëlqim
Buzët e ndritshme u prezantuan që në fillim si një trend i këtij viti, prandaj duhet të keni patjetër një buzëkuq me shkëlqim në çantën tuaj të ‘make up-it’.

Sytë me grafika
Me penelin e syve mund të nxirrni në pah të gjithë kreativitetin, duke provuar të bëni forma sa më të bukura.

Ngjyrat e neonit
Neoni përveçse është trend në veshje, duket se do të mbizotërojë edhe në ‘make up’. Artistët të ndryshëm kanë provuar se edhe roza apo jeshilja e neonit mund të duken shumë bukur në fytyrën tuaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT