11.5 C
Tirana

Njihuni me 3 të rinjtë shqiptarë që kanë patur ide ‘gjeniale’ për të hapur një biznes

VENDI

Ardenisa Hila është një nga dhjetra të rinj që kanë përfituar nga projekti i PNUD për vetëpunësimin. Ideja e saj për të kultivuar kunguj dekorativë ishte një ndër më interesantet që u propozua gjatë fazave të aplikimit.
Është në fillesat kultivimit të kungujve dhe duket se gjërat po ecin mbarë. Ajo ka gjetur klientët e parë për të tregtuar kungujt; një supermarket dhe një restorant. Për më tepër me masivizimin e festës së Halloween edhe klientët familjarë kanë nisur të blejnë kunguj dekorativë. ‘’Unë përfitova 500 mijë lekë të reja nga programi i PNUD ( fond i Qeverisë Zvicerane).
Më ato lekë kam siguruar farat e kungullit dhe kam ngritur dy sera. Gjithashtu kemi marrë pjesë edhe në panaire të ndryshme, për tu prezantuar dhe njohur me lloje të ndryshme kungujsh.Është një nismë interesante .
 

 
Ndonëse për dikë mund të duket pa perspektivë, une them se kultivimi dhe tregtimi i kungujve të tillë ka gjetur terren edhe në Shqipëri. Unë jam e kënaqur dhe e bëj me shumë dashuri këtë punë,’’ tregon Ardenisa Hila.
Ndonëse studimet e saj janë orientuar në një fushë krejt tjetër, në Psikologji (Master Shknecor), Ardenisa e ka gjetur veten në nismën e saj, dhe thotë se ashtu si njerëzit, edhe bimët duhen trajtuar me shumë kujdes e dashuri.
Në pak kohë ka arritur të grumbullojë varitete të ndryshme kungujsh, aq sa ka arritur të ccel edhe një ekspozitë në ambientet e shtëpisë së saj private, në Ragam të Shkodrës.
‘’Farat dhe varietetet i kemi marrë kryesisht në panaire por kudo ku gjejmë një lloj të ri kungulli që se kemi, e marrim menjëherë. Kungulli më i madh që kemi kultivuar peshon 40 kg. Sa i përket ccmimit 1 kg kungull shitet me 4 deri në 8 mijë lekë, kjo në varësi të llojit,’’ tregon më tej Ardenisa.
 

Përveçaspketit dekorativ kungujt edhe mund të konsumohen dhe ka dhjetëra lloje gatime me bazë kungulli që gjejnë vend edhe në kuzhinën shqiptare; nga qoftet; te byreku me kungull e deri te ëmbëlsirat dhe turshitë.
Të gjitha këto gatuhen në familjen e Ardenisës dhe janë shumë të shijshme.
Planet e saj për kultivimin e kungujeve dekorativë janë për ta zgjeruar edhe më tej aktivitetin. Klientët e parë kanë nisur të trokasin, dhe Ardenisa është e sigurt se vit pas viti kjo iniciativë e saj do të gjejë edhe më shumë terrren.
 
‘Aquaponics’, sistemi ekologjik për rritjen e peshqve dhe bimëve në ujë

Bledar Zhejani, është një tjetër i ri nga Shkodra përfitues i “Programit të Vetëpunësimit të të Rinjve” ,i financuar nga qeveria zvicerane dhe zbatuar nga PNUD.
Pas përfundimit të studimeve për Mjekësi në Padova të Italisë Bledari vendosi të kthehej në vendlindje, dhe pati një ide ‘gjeniale’ ndërsa aplikoi pranë PNUD.
Bledari, i cili tashmë ka përfituar shumën prej 500 mijë lekë të reja, po zhvillon sistemin e Aquaponics në Shqipëri, një sistem ekologjik për rritjen e perimeve/frutave dhe peshkut në simbiozë me njëri-tjetrin, pa përdorimin e kimikateve apo plehrave organike dhe kimikë, pa përdorimin e tokës, duke shfrytëzuar lartësinë, me reduktim të konsumit të ujit në vetëm 1-5 përqind, rritjen e produktivitetit disa herë dhe me shfrytëzimin e energjisë diellore për të përmbushur nevojat e sistemit me ujë të ngrohtë, ngrohje dhe elektricitet.
“Ideja e biznesit qëndron në një sistem ekologjik, i cili quhet ‘Aqua Poniks’ i përbërë mes një aqua kulturë, e cila është rritja e peshqeve dhe gaforreve dhe hidro-ponick që është rritja e bimëve me ujë. Në një sistem të mbyllur ku uji pëdoret si fertilizues natyral, bimët e thithin nitratin nga jashtëqitjet e peshqve duke eleminuar përdorimin e pesticideve për rritjen e bimëve”, tha Bledar Zhejani.
Ky sistem është shumë i përhapur dhe i suksesshëm në SHBA, Gjermani, Zvicër, Itali dhe financohet nga Komuniteti Europian, ndërsa për herë të parë në Shqipëri e sjell Bledari. Biznesin e tij Bledari e ka ngritur në Bushat të Shkodrës, pranë familjes së tij, dhe produktet e tij bio synon t’i tregtojë në supermarkete dhe restorante të zgjedhura në Tiranë dhe Shkodër.
SuperPubler, ‘ heroi’ i postimeve në rrjetet sociale

Ndërsa Ervin Kalemi, braktisi Amerikën për të ardhur në Shqipëri dhe për të hapur biznesin e tij në teknologji. I diplomuar në Informatikë në Texas të SHBA, Ervini e pa të udhës që biznesin e tij ta ngrejë në Tiranë për shkak të kostove më të ulëta dhe dëshirës për të punuar në vendin e tij.
Ai aplikoi dhe fitoi nga “Programi i Vetëpunësimit të të Rinjve” për të ndërtuar SuperPubler, superheroin e tij virtual. www.SuperPubler.com ndihmon njerëzit, kryesisht bizneset në menaxhimin e postimeve në rrjetet sociale. Për momentin, kjo aplikohet vetëm për Facebook, por Ervini synon që këtë vit të mbulojë me këtë shërbim dhe rrjetet e tjera sociale, (Instagram, Twitter, Linkedln etj).
“Me një kosto shumë herë më të vogël, (maksimumi 20 USD në muaj) bizneseve do t’i mjaftonte vetëm një person me kohë të pjesshme ose asnjë, për të menaxhuar postimet në rrjetet sociale. Përveç këtyre shërbimeve (si planifikim automatik, planifikimi i deri 1000 postimeve njëherësh etj.)
Publer është aplikacioni i parë dhe i vetëm që mundëson planifikimin e albumeve, videove dhe ofertave”, shprehet Ervini.
Ardenisa, Ervini, apo Bledari janë vetëm tre nga dhjetra të rinj të cilët janë mbështetur nga PNUD për vënien në jetë të ideve të tyre të biznesit, dhe ngritjen e aktiviteteve të suksesshme. Përfituesit nga ky program kanë marrë rreth 40 orë trajnime, por dhe mbështetje për të hartuar një plan biznesi të qëndrueshëm, por dhe konsulencë ligjore dhe financiare për regjistrimin e biznesit.
Përfituesit nga ky fond janë në 6-mujorin e aktivitetit të tyre, ndërsa monitorimi se si është përdorur fondi do të zgjasë një vit. Objektivi i këtij programi është që në përfundim të tij të mbështeten 200 biznese.

- Advertisement -

TE FUNDIT