14.5 C
Tirana

Një plumb pistolete adoleshentit shqiptar

VENDI

Një i ri shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur në këmbë këtë të premte. Një person, ende i paidentifikuar nga policia, e ka qëlluar me një plumb pistolete, raportojnë mediat lokale.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ventimiglia 228” në Torino.
Ka qenë vetë 17-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që ka lajmëruar policinë.
Karabinierëve u tha se u përfshi në një sherr mes ekstrakominutarëve (jo italianë) dhe morri një plumb në këmbë.
Megjithatë, rrëfimi i 17-vjeçarit nuk ka bindur karabinierë, që vijojnë hetimet, raporton “Torin Oggi”.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT