5.5 C
Tirana

Një pjesë e aseteve të sekuestruara nga kriminelët do të shkojnë për policinë

VENDI

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se një pjesë e pasurive që do të sekuestrohen gjatë operacionit “Forca e Ligjit” do të shkojnë për modernizimin e policisë. Teksa ishte pjesë e aktivitetit ku u prezantua paketa Anti-KÇK Lleshaj theksoi se ky ligj special është i nevojshëm.

Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët në një kuadër të përcaktuar ligjor. Objekt do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura. Paketa nuk i jep autoritet të ri policisë, por detyra të reja dhe instrumete për arritjen e qëllimit madhor kundër krimit. Policia ka mbajtur me përkushtim shumë barrë të rëndë, janë përballuar dhe goditur, edhe kanë pësuar dhe sot përfaqësojnë një ndër institucionet më të besueshme.

Suksesi i këtij operacioni do të jetë i garantuar. Një pjesë e aseteve do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit dhe personelit. Për politikën, korrigjoni shënjestrën, policia nuk mund të jetë tabelë. Për kriminelët, u them tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar familjen, kthjellohuni dhe kuptoni se keni përgjegjësi për ata që vijnë pas jush.

- Advertisement -

TE FUNDIT