12.5 C
Tirana

Nje Megalit zbulohet në Malësi të Madhe

VENDI

Nga: Anton Pllumi.
Sipas “Biblës” dhe shumë miteve antikë, planeti ynë ishte i dominuar, para ardhjes së njeriut, nga një popull shumë i gjatë:
gjigantët ose “kolosët”, të cilët, më pas u zhdukën me ndihmën e zotave. Bëhet fjalë për një legjendë, apo e gjithë kjo është e vërtetë?
Fakti është se nëpër gjithë rruazullin tokësor janë zbuluar megalite, që shkenca as sot nuk e ka zbuluar funksionin e tyre! Nji nder më të njohurit është “Stonehenge” në Britaninë e Madhe
Por nji megalit interesant është zbuluar në Malësi të Madhe (pjesa nën Malin e Zi).
Shih fotografinë: nji rras gurit gjigande që qendron mbi tre gur masovik! Se si u vendos ajo rras gurit mbi ata tre gur, ajo mbetet nji mister dhe sfid për hulumtuesit?!
Për këta megalit që janë zbuluar nëpër trevat ilire, shkenca e ka dhanë nji teori, se ka të bëj me objekte kulti pagane, faltore ilire!
A thua këto objekte nuk meritojnë nji vemendje nga institucionet, dhe a thua nuk do të ishte kenë mirë sikur te vizitoshin nga turistët e huaj?

- Advertisement -

TE FUNDIT