22.5 C
Tirana

Një dashuri pa paragjykime, pa dallim ngjyre. Hisotria e çiftit shqiptar.

VENDI

Ndër vite dhe ndër shekuj kemi parë dhe kemi dëgjuar histori nga më të ndryshmet të dashurisë dhe se si ajo gjithmonë ia del kundrejt çdo pengese.

Dashuria është një ndjenjë universale që nuk njeh moshë gjini besim ngjyrë por tejkalon çdo pritshmëri thyen çdo limit dhe çdo paragjykim derisa arrin të triumfojë.

E tillë ishte historia e Adhurimitp dhe Elsuidës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin Dua të të bëj të lumtur.

Ata ishin njohur nga një telefonatë e rastësishme e bërë nga Elsuida dhe në këtë moment kishte lindur historia e tyre e dashurisë.

Të rinjtë ndanin gjithçka me njëri tjetrin në telefonata dhe pas një kohe të gjatë Adhurimi i kishte rrëfyer Elsuidës se ai i përkiste komunitetit egjiptian.

Sipas Adhurimit ngjyra e lëkurës së tij do të ishte një pengesë e madhe dhe se do të ishte pothuajse e pamundur që ata të ishin së bashku.

Por dashuria që Elsuida kishte për Adhurimin ishte më e madhe se paragjykimet e familjes së saj prandaj ata kishin vendosur që të arratiseshin dhe të martoheshin pa pëlqimin e tyre.

Kishin kaluar 9 vite që nga largimi i Elsuidës nga familja e saj dhe që nga ajo kohë midis tyre nuk kishte komunikim.

Të falenderoj që nuk më braktise pavarësisht fjalëve por unë të premtoj se nuk do të të lë kurrë vetëm dhe se do të jem gjithmonë pranë teje.

Programi i kishte dërguar ftesën për të qenë në studio prindërve të Elsuidës por fatkeqësisht ata nuk kishin pranuar. Moderatorja Arbana Osmani tregoi se pavarësisht përpjekjeve të saj për t’i bindur që të ishin pjesë e programit ata kishin refuzuar.

Si përfundim programi në bashkëpunim me Geraldina Sposa kishin menduar që të bënin realitet dëshirën e çiftit duke iu dhuruar mundësinë që të zhvillojnë dasmën e ëndrrave.

- Advertisement -

TE FUNDIT