16.5 C
Tirana

Një arbitër shkodran gjykon në çerekfinalen e Kupës së Maltës

VENDI

Bashkëpunimi në mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj të Maltës vazhdon. Shkëmbimi i arbitrave ka ndodhur sërish.
Këtë herë ka qenë një katërshe arbitrash shqiptarë që kanë gjykuar një ndeshje në Maltë.
Pikërisht ndeshjen çerekfinale të Kupës së këtij vendi, atë në mes Balzan dhe Lija e fituar nga e para 3-1.
Shumë domethënës është fakti se kjo ndeshje është arbitruar nga shkodrani Indrit Myrtja i ndihmuar nga elbasanasi Astrit Mahmuti dhe tiranasi Dojanto Myftari ndërsa i katërt ka qenë tiranasi tjetër Kreshnik Bajramaj.
Natyrisht që ky është një vlerësim për Myrtajn sepse vlerësohet si një nga arbitrat e perspektivës nga sektori i gjykimit pranë FSHF-së.

- Advertisement -

TE FUNDIT