16.5 C
Tirana

Nis merkatoja e verës/ Lëvizja e bujshme, Ermal Mamaqi largohet nga Tv Klan, rikthehet aty ku nisi

VENDI

Mesa duket një tjetër lëvizje e bujshme do të ndodhë së shpejti.

Këtë herë flitet se Ermal Mamaqi do të largohet nga Tv Klan për në Top Channel, aty ku ai nisi.

Burime pranë produksionit të moderatorit dhe aktorit kanë treguar se kontrata mes Tv Klan dhe Ermal Mamaqit përfundon këtë verë dhe ajo nuk do të rinovohet më.

Si pasojë, “Xing me Ermalin” nuk do të vazhdojë më punimet në këtë institucion mediatik në shtator, kur nis edhe sezoni i ri.

Këtë verë mbushen plot 3 vite që kur Ermal Mamaqi la shown e tij në T Digitalb për të vazhduar me një etapë tjetër në Tv Klan me “Xing me Ermalin”.

Por, diçka e tillë ende nuk është pranuar nga Ermal Mamaqi.

- Advertisement -

TE FUNDIT