Nikoll Lesi: Edi Rama dje i bëri va rrin vetes, njësoj si..

Nikoll Lesi thotë se Edi Rama i ka bërë gropën vetes dje, ndërsa policia shoqëroi për disa orë Altin Goxhaj me shokë.

PUBLICITET

“Data 9 maj 2020 do të mbahet mend gjatë në historinë politike të Shqipërisë. Siç mbahet mend edhe 26 maji 1996, kur PD-ja në pushtet shënoi fillimin e rrëzimit të pushtetit të saj. Edhe asokohe pushteti dhe lidershipi i saj nuk donin ta ndjenin rënien, va.rrin që i bënë vetes dhe demokracisë me ma.sakrën në sheshin ‘Skënderbej”.

Por ia bënë vetes, edhe popullit, por populli filloi ngritjen në protesta. Dhe i rrëzoi!

Edhe dje, me 9 maj, kryeministri Rama ka vulosur fillimin e rrëzimit të pushtetit rilindas.

Rilindja ka marrë me kohë të çara të mëdha në “muret” e pushtetit arrogant dhe të akuzuar për korrupsion. Me dhu.nën e ushtruar ndaj një grupi aktivistësh dhe intelektualësh, të cilët nuk donin asgjë me shumë se sa t’ju dëgjohej fjala, zëri dhe shpirti i tyre për Teatrin Kombëtar, u morën e u tërheqën zvarrë në sheshin “Skënderbej”, ndaj në sytë e botës PUSHTETI mori emrin REGJIM.

Dje thjesht nuk pati gjak si më 26 maj 1996, por mjaftoi dh.una live ndaj zërit ndryshe të artistëve dhe qytetarëve.

Nuk ishte policia autore e dh.unës, ajo thjesht zbatoi udhërin e kryeministrit.

Dhe kryeministri nuk ka zgjidhje tjetër, veçse, ose të japë dorëheqjen për aktin e djeshëm dhe të hyjë në analet e historisë si një njeri që bëri autokritikë publike dhe iku.

Ose të shkarkojë krejt piramidën e Ministrisë së Brendshme. Nëse Edi Rama gjen forca të dalë para popullit e të kërkojë falje publike për dh.unën e djeshme, edhe mund të rigjejë veten e vitit 1996, kur akuzonte presidetin Berisha për dh.unën e 26 majit 1996.

Por PUSHTETI i tepërt, arrogant dhe korruptiv të errëson arsyen, shikimin dhe të çon të i njëjti fat që pësoi pushteti i PD pas 26 majit 1996”, shkruan Lesi.

PUBLICITET