Ngrohja globale/ Zbulohen në akullnaja viruset e panjohur për njerëzimin

Viruse të lashtë deri në 15 mijë vjet dhe të panjohur janë zbuluar në brnendësi të akujve prehistorikë sipër pllajës Tibetike.


Shkencëtarët nxorrën dy gunga akulli nga një akullnajë dhe gjetën një total prej 33 patogjenësh të ngrirë brenda, me 28 prej tyre që nuk ishin parë kurrë më parë nga njerëzit.


Studiuesit thonë se ngrohja globale po bën që të shkrihen akullnajat në botë dhe se skenari më i keq në këtë rast është se viruset mund të lëshohen në atmosferë.


Viruset lëshohen në ajër më lehtë me temperatura të rritura dhe në një botë e cila nuk ka imunitet ndaj tyre.


Potenciali i këtyre viruseve është i panjohur, por disa mendohet të jenë edhe vdekjeprurës.
Shkencëtarët nga SH.B.A. dhe Kina bënë një gropë 50 metra në akullnajën Tibetike për të hetuar çdo patogjen që futet brenda.
Kjo është një fushë e re interesante e hulumtimit për ne”, tha bashkautori Lonnie Thompson Vice për mediat e huaja.