11.5 C
Tirana

Ngricë dhe temperatura nën zero, ja gjëndja e rrugëve në Shqipëri

VENDI

Autoriteti Rrugor ka dhënë informacion mbi mbi gjendjen e akseve kryesore në vend nisur nga ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë 24 orëve të fundit shoqëeruar edhe me reshje debore ne zonat malore. ARRSH e ka ndarë informacionin për tre rajone të mëdha të vendit duke u fokusuar kryesisht tek gjëndja e rrugëve.

Rajoni Verior
Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë
Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.
Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.

Rajoni Qendror
Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht.
Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Rajoni Jugor
Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht.
Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.
Është punuar me kriposjen e akseve.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.
Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

- Advertisement -

TE FUNDIT