16.5 C
Tirana

Ngjitja e shkallëve, Amadeus flet për veprimin e papritur të Alketa Vejsiut.

VENDI

E ftuar në Porta a Porta të Bruno Vespas në Rai 1 Alketa Vejsiu foli për minutat në skenën e Sanrmeos ku doli jashtë parashikimit duke iu referuar ngjitjes së shkallëve si shenjë simbolike të karrierës së saj.

I zbrita i ngjita dhe i zbrita sërish shkallët tha ajo. Duhej ti rrëmbeja ato dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri dhe doja të linja një shenjë modeste simbolike por Amadeus është njeri fisnik dhe kjo është gjëja që duhet të mësojmë të gjithë nga Amadeus pikërisht këtë përulësi që të prek thellë në zemër.

Amadeus nga ana tjetër u shpreh. Një fitore e Sanremos është një fitore e të gjithëve. Unë bëj gjithmonë një krahasim me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton merita është e sulmuesit e mesfushorit por është edhe e të gjithë skuadrës.

Në festival elementët janë prezantuesit të ftuarit të rinjtë këngët në garë nëse të prapriturat nuk do të kishin ndodhur nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali ku secili prej nesh jep kontributin e tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT