16.5 C
Tirana

NGJARJA NË FUSHË KRUJË, HETIMI: XHAFER OSMANI ËSHTË DJEGUR I GJALLË

VENDI

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Fushë Krujë.
Një shqiptar nga Kosova i identifikuar si Xhafer Osmani, duket se është viktima e krimit horror të ndodhur në zonën e Fushë Krujës.
Sipas raportit paraprak të mjekëve ligjorë, Xhafer Osmani është djegur i gjallë në makinën e tij.
Sipas raportit të ekspertëve, Xhafer Osmani është lidhur, torturuar dhe më pas i është hedhur benzina gjatë kohës kur ai ka qenë i vetëdijshëm.
Ngjarja u regjistrua me 5 maj 2018. 57 vjeçari, babai i katër fëmijëve është dhunuar, vrarë dhe më pas, makinës ku ndodhej bashkë me të ishte vënë zjarri për të humbur çdo gjurmë.
Policia ka bërë me dije se automjeti i 57 vjecarit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10 të së shtunës ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë ne orën 13.
Për të humbur gjurmët autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë.
Rezulton se familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij ,ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kane pasur asnjë komunikim.
Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende por dyshohet se autorët kanë kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhënë që u ka interesuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT