Nga unaza diamant dhe 1 milionë euro pasuri, ja çfarë deklarojnë politikanët shqiptarë

Këto të dhëna u publikuan nga gazetari Blendi Fevziu, për pasurinë e disa prej politikanëve kryesorë në vend.

PUBLICITET

 

Vila në Surrel dhe para në bankë, sa është pasuria e Edi Ramës?

Dekla rimi fillestar i pasurisë së kryeministrit Rama nis në vitin 2013, kohë kur ai posedonte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi si dhe një studio artistike, të tra shëguar nga i ati.

 

Me të ardhura dhe pasuri më të konsiderueshme figuronte bashkëshortja e tij Linda Rama e cila përveç në apartamenti me verandë dhe garazh në kryeqytet ishte pronare e më shumë se 4 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Surrelit, blerë në vitet 2005 dhe 2009. Duket se edhe sa i takon llogarisë bankare, znj.

 

Rama figuronte asokohe më e pasur se i shoqi. Ajo posedonte rreth 6 milion lekë në llogari bankare dhe 70 mije euro, të cilat i kishte dhënë hua pa interes. Në këtë kohë, Rama llogariste më pak se 1 milion lekë kursime personale dhe një llogari bankare prej 2 milion lekësh, të deklaruara si të ardhura nga shitja e librit “Kur bani”.

Por ndërsa figuronte pronar me 50%, të një shtëpie banimi në Surrel, me vlerë ndërtimi rreth 40 milionë lekë të reja, kryeministri rezultonte të kishte edhe një borxh prej 12 milionë lekë, kundrejt subjektit ndërtues të shtëpisë së tij, si dhe një kredi bankare me vlerë 80 mijë euro.

E ndërsa llogaritë bankare dhe pronat e çift it Rama gjatë këtyre viteve kanë lëvizur me shtesa dhe shpenzime, Kryeministri në vitin 2017 ka shitur apartamentin e privatizuar për një vlerë prej 5 milionë lekësh, ndërsa duket se gjatë gjithë kësaj periudhe të ardhurat më të shumta i ka siguruar zonja Rama.

 

Duke u përpjekur të sjellim një përllogaritje të afërt, bazuar në çfarë çif ti Rama ka deklaruar në ILDKPI, rezulton se ata janë pronarë me përkatësisht 50% të shtëpisë në Surrel. Gjithashtu zonja Rama ka një llogari bankare që shkon në afërsisht 20 milionë lekë të reja, ndërsa kryeministri në 5 milionë lekë. Ata kanë ende edhe 22 mijë euro për të shlyer nga kredia që kanë marr në vitin 2013.

Pasuria e presidentit dhe Monika Kryemadhit, pronarë në 13 apartamente

Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çif ti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro, një apartament në kryeqytet, tokë me sipërfaqe 1200 metër dhe pjesë takuese nga apartamenti i privatizuar apo trashëguar. Çif ti deklaron edhe një kredi prej 175 mijë euro, marrë në vitin 2010 për blerje apartamenti.

Për çift in Meta- Kryemadhi shihet një rrit je e ndje shme e pasurisë në vitin 2014, kur zonja Kryemadhi bëhet pronare me 100% e 13 apartamenteve me sipërfaqe 1444 metër katrorë, të përfituar nga një kontratë me Agi Kons e vitit 2008, për caktimin në natyrë të pjesës takuese në tokën që ajo posedonte.

 

Nga shitja e 6 apartamenteve çif ti ka arritur të shlyejë kredinë me vlerë 155 mijë euro si dhe overdraftin e zonjës Kryemadhi të marr në vitin 2015 dhe ka shtuar me 174 mijë euro llogarinë bankare.

Pasuria e Veliajt, sa është vlera e parave që ai deklaron në bankë

Në deklaratën fillestare të pasurisë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaronte një apartament në të cilin ishte pronar 100% dhe disa llogari bankare të cilat i posedonte së bashku me të shoqen në vlerën 50%. Është fjala për një llogari bankare në vlerën rreth 12 mijë euro dhe dy automjete me vlerë 29 mijë euro. Në vitin 2014 bashkëshortja realizon një kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verandë me vlerë 88. 641 euro, si palë në sipërmarrje me Agi-Kons shpk dhe ku pjesa takuese ishte 33%.

 

Në vitet që pasuan me ndryshimet dhe shpenzimet në jetën familjare të çif tit, duket se ajo që shtonte më shumë llogarinë bankare është bashkëshortja e Veliajt, Ajola.

Sipas një përllogaritjjej të përafërt, Veliaj posedon në llogaritë e tij bankare rreth 5 milion lekë, dërsa Ajola pak më shumë se 10 milionë. Në vitin 2015 ata kanë marr një kredi prej 6 milionë lekësh të reja, me afat deri në vitin 2030.

Sa është pasuria e Gramoz Ruçit, çfarë dekl arojnë fëmijët e tij?

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në të ardhurat e tij deklaron vetëm pagën prej 2 milionë e 600 mije lekësh në vit dhe pensionin e së shoqes me vlerë 132 mije leke. Sipas dekla rimeve të bëra në formularin e ILDKPI Ruçi nuk ka burime të tjera të ardhurash, nga prona apo qera dhe përgjatë vitit 2018, të ardhurat e tij në cash janë shtuar me vetëm 500 mijë leke.

 

Por ata që kanë shtuar të ardhurat përgjatë këtyre viteve janë dy fëmijët e kryeparlamentarit. Prej disa vitesh, djali Ledian Ruçi posedon të ardhura nga dy kontrata qeraje, ndërsa vajza dekaron të ardhurat nga puna si notere, të cilat vlerën makismale e arrijnë në 2014, me një shifër prej në 4 milion e 700 mije lekë.

Gjatë vitit 2018, vajza e kryeparlamentarit, ka arritur të shtojë me afërsisht 1 milion lekë gjendjen e llogarisë së saj bankare.

Pasuria e Bashës, unazë dia manti dhe gati një milionë euro kur hyri në politikë

Në vitin 2005 Lulzim Basha deklaronte më shumë se 700 mijë euro prona dhe llogari, në dek larimin fillestar të pasurisë. Mes tyre mund të përmendim banesën në Holandë, Tiranë dhe Durrës, por edhe sende të çmuara siç ishte ora e dorës, servisi i porcelanit apo unaza e diama ntit me vlerë 11 mijë euro.

 

Ndërkohë, Basha deklaro nte edhe një kredi me principal 204 mijë euro, nga e cila kishte ende pa shlyer edhe 198 mijë euro.

Përgjatë viteve, veprimet në dekla ratën e pasurisë së zotit Basha nuk kanë qenë të shumta, ndonëse ai ka shitur në vitin 2007 banesën në Holandë për një vlerë prej 250 mijë eurosh dhe një vit më pas edhe apartamentin në Durrës me vlerë 45 mijë euro.

Deri në vitin 2018, çif ti Basha dekl aron të ardhura të konsiderueshme kryesisht nga pagesa e zotit Basha në Kuvend dhe pagesa bashkëshortes së tij, Drejtore Programesh në EËCP. Megjithatë në dekla ratën e tyre nuk ka të dhëna për llogari bankare apo lëv izje të tjera pasurish.

PUBLICITET