11.5 C
Tirana

Nga Shkodra kryedemokrati Basha u bën thirrje shqiptarëve.

VENDI

Kryedemokrati Lulzim Basha është përgjigjur nga Shkodra lidhur me thirrjen e presidentit Ilir Meta për të vazhduar askionin e tubimeve shesh më shesh deri në vendosjen e demokracisë.

Basha tha se PD do të bëjë çdo gjë për shporrjen e tiranisë dhe fitoren e demokracisë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike duke lënë të nënkuptuar se do të mbështesë tubimet e presidentit.

Shporrja e Tiranisë dhe fitorja e demokracisë është objektivi i Partisë Demokratike dhe për këtë do bëjmë çdo gjë. Me të gjitha format dhe mënyrat demokratike u shpreh Basha.

Në tubimin e 2 Marsit Basha u rreshtua krah Metës duke ndjekur fjalimet e tij nga bulevard krah qytetarëve dhe duke mos mbajtur fjalime ndonëse më herët u angazhua për të mbledhur sa më shumë mbështetës. Këtë qëndrim të tij e ironizoi edhe kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit teksa tha se Basha po bën rolin e figurantit.

- Advertisement -

TE FUNDIT