12.5 C
Tirana

Nga qesharak në hero, portieri Reina rikthen Milanin te fitorja

VENDI

Milani më në fund rikthehet në rrugën e fitoreve pas 3 humbjeve radhazi. Kuqezinjtë kanë triumfuar me përmbysje 2-1 ndaj Genoas në transfertë.

Ndeshja nuk nisi aspak mirë për vendasit që humbën kapitenin Criscito pas 11 minutash për shkak të një dëmtimi. Gjithsesi në fundin e pjesës së parë, Schone arrin që të gjejë golin e avantazhit, falë edhe një gabimi qesharak të portierit Reina.

Milani e nisi me ritëm të frikshëm fraksionin e dytë, duke arritur që të përmbysë gjithçka për 4 minuta. Pas një nisje të shpejt të topi, Theo Hernandez shkëputet mjaft mirë në krahun e majtë dhe më pas arrin që të mposhtë portierin Radu.

Më pas Leao arrin që të fitojë një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Biraschi, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq. Nga pika e bardhë Kessie arrin që të shënojë golin e dytë. Skuadra e Giampaolos e komplikoi ndeshjen 10 minuta nga fundi, pasi Calabria u largua me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Në kohën shtesë Genoa fiton penallti, por portieri Reina arrin që ta ndalë nga pika e bardhë duke i dhënë një fitore të rëndësishme ekipit të tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT