12.5 C
Tirana

Nga Lepushe ne Zogaj ja fshatrat jobujqesore qe do perfitojne investim…

VENDI

Qeveria ka deklaruar tashmë nismën e saj për mbështetjen e ekonomisë jobujqësore në të paktën 100 fshatra të cilat do të jenë pjesë e një program 4 vjeçar.
Së fundmi nga 188 fshatra të propozuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbyllur listën me të përzgjedhurit ku bien në sy një pjesë e mirë e fshatrave që njihen si destinacione turistike NGA Razma Dardha, Voskopoja, apo Bosboshtica.
Në këtë listë nuk mungojnë as fshatra të tjerë që në lajme I kemi dëgjuar për gjithçka përveç turizmit si Lazarati apo Kalivaçi. lista me 100 fshatrat ku do shtrihen investimet dhe mbështetja në programin 4 vjeçar.
Mes listes per disa fshatra ne qarkun e shkodres pritet te perfitojne konkretisht keto fshatra , Lepushe, Razem, Vrith, Drisht , Qelez , Kryezi , Mjede dhe Zogaj. Programi i 100 fshatrave synon të koordinojë ndërhyrjet zhvillimore në hapësirën rurale të 100 fshatrave, përcaktuar në shtojcën B të kësaj strategjie,
sipas qasjes ndërsektoriale dhe me shumë aktorë, duke u shkëputur nga ndërhyrjet e copëzuara dhe me qasje strikte sektoriale, që po ndodhin apo pritet të ndodhin në vend.
Qasja e integruar për zhvillimin rural do të targetojë objektiva të matshëm për zhvillimin e hapësirës rurale, nëpërmjet fokusit të qendërzuar (programim i integruar dhe i koordinuar) i investimeve publike, atyre të donatorëve dhe investimeve private,
në hapësirën e mirë përcaktuar të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore.

- Advertisement -

TE FUNDIT