13.5 C
Tirana

‘Nga Kina e Mao Ce Dunit na ka ardh virusi i fundit’/Vëllezërit Lleshi thurin këngë për koronavirusin! Vargje që s’duhen humbur (VIDEO)

VENDI

Vëllezërit LLeshi nga Mirditë i kanë kushtuar një këngë humoristike koronavirusit në Shqipëri.
Me nota humori, por edhe të një ironie të thellë me anë të vargjeve të këngës ato kanë pasqyruar një copëz të këtij realiteti që po jetojmë.


Teksti i këngës
Nga Kina e Mao Ce Dunit na ka ardh virusi i fundit Në ekran doli i gjati
thotë ‘o popull bonu gati’ Na ka ardh virus korona s’po na len në hallet tona Merrni vesh ç’a ju them unë lani duart me sapun Mos me ç’u dorën kur s’duhet Mos me kruajt as kur të kruhet Sa ka ardh virus korona
Dasëm bojnë farmacitë Rrisin çmimet për 1 dedik Maska gjen vetëm me mik
Analistë e gazetar ne ekran tash të parë Dje një plak ka ndërrue jetë
Sa i pat mush 98 Në për studio ia nisin vajit Krej virusit ia lanë fajin


Jemi popull me traditë Nuk e njohim fjalën frikë Kemi zemrat prej çelikut Kala buzë Adriatikut Dhe kësaj herë si gjithmonë Na kët luftë do ta fitojmë Për mjekësi të parët jemi dhe vaksinën gati e kemi Hudhra, spec e raki fshati Ik virusi në pikë të vrapit.

- Advertisement -

TE FUNDIT