9.5 C
Tirana

Nesër mos harroni çadrat, tetori mbyllet me shi

VENDI

Duke nisur nga e enjtja e 31 tetorit mos harroni të merrni me vete çadrat dhe të visheni ngrohtë. Shirat do të nisin ditën e fundit të muajit duke sjellë zyrtarisht vjeshtën. Reshjet do të përfshinë të gjithë territorin e vendit por nuk do të jenë intensive.

Hakil Osmani: “Më të dukshme vranësinat dhe reshjet e shiut do të jenë në zonat malore dhe kryesisht në zonat jugore. Nuk do të jenë me intensitet të lartë dhe nuk do të jenë të vazhdueshme në kohë”

Meteorologu i Metoalb Hakil Osmani thote se temperaturat do të ulen duke iu afruar vlerave normale të stinës.

Hakil Osmani: “Vlerat do pësojnë një rënie. Vlerat minimale do të jenë deri në 3 gradë celciues ndërsa maksimalet në 24 gradë”

Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Pas të premtes reshjet e shiut do të ndërpriten, temperaturat do të njohin rritje duke sjellë sërish ditët e ngrohta.

- Advertisement -

TE FUNDIT