9.5 C
Tirana

Nëse ka një krim elektoral, është ai i Lulzim Bashës: Në 2011 mori në tavolinë bashkinë e Tiranës me trafikim politik votash

VENDI

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Real Story’, kur ka kujtuar 8 majin e 2011-tës, kur Lulzim Basha duke tjetërsuar votën, përpara të gjitha mediave në mes të ditës, i vodhi mandatin Edi Ramës.

 

Minxhozi e cilëson atë akt trafikimin e pastër të votës nga njëra anë e tavolinës në anën tjetër, përballë të gjitha kamerave. Sipas Minxhozit, ky është një krim i pastër elektoral që skemi pse e kërkojmë në Maqellarë, por thjeshtë tju rikthehemi arkivave.

 

‘Kur dëgjoj Lulzim Bashën të flasë për zgjedhjet më vjen ndërmend bashkia e Tiranës (2011). Ai është një rast kur bashkia më e rëndësishme në bashki është trafikuar politikisht nga njëra anë e tavolinës në anën tjetër përballë kamerave.

 

Ne qofte se ka nje krim elektoral qe shkojme e gjuajme ne Maqellare, duhet qe te shkojme te Pallati Kongreseve ku ka qene KQZ dhe te hapim arkivat per te pare se cfare ka ndodhur”., thekson Minxhozi.

- Advertisement -

TE FUNDIT