8.5 C
Tirana

Nënë e bir prej pesë ditësh jetojnë në rrugë: Këtu do të vdes.

VENDI

Askush nuk arriti të thotë dot mirmëngjes në orët e para të 26 Nëntorit. Tërmeti i fuqishëm që goditi Durrësin ende pa u zgjuar ndryshoi përgjithmonë jetën e banorëve të tij. Jetë të humbura qindra të plagosur banesa të rrënuara brenda atyre 30 sekondave fatale që nuk do të harrohen kurrë. E teksa ditën përditësohen bilancet e tragjedisë, nata të trishton.

Durrësi të mirëpret me heshtje në rrugicat e zbrazura, me pallate të braktisura nga frika e lëkundjeve të tjera. Aty kanë mbetur më të pamundurit, si nënë Lutfia 80 vjeçare dhe djali i saj invalid Luan Alushi 47 vjeç.

Sillen rrotull Lagjes 16 aty ku kanë banuar deri para 5 ditësh, në një apartament në katin e dytë të një pallati, i cili është braktisur nga frika e shembjes. Pamundësia fizike ka bërë që të flenë jashtë, mes të ftohtit dhe shiut.

Ishim në gjumë. O Luan thashë çështë kjo tronditje mi nonë? Ou tërmet, tha ky mome. Zbrita poshtë unë. Një këmbë në divan një këmbë në këpucë skam fuqi. Dolëm te shkallët ne tërmet tërmet tha pallati pastaj. Shtëpia filloi të krisjes.

Ou mor bir i thashë, ngelëm pa shtëpi, mbetëm rrugëve. Ik e ndalo tek trotuaret kështu. Të nesërmen mbetëm në rrugë. Nuk kishim fuqi. Edhe këtë e kapi këmba, sepse i ka rënë trompozë. I ra edhe në kokë i ka rënë dy herë.

- Advertisement -

TE FUNDIT