Negociatat për Shqipërinë në mars

Angazhimi i Oliver Varhelyi, komisionerit të ri të Bashkimit Evropian për zgjerimin, është hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut para samitit të Majit në Zagreb.

PUBLICITET

Në vizitën e parë në Tiranë, zyrtari i lartë i BE-së, kërkoi mbështetjen e gjithë partive politike në vend për të bërë të realitet Shqipërinë në familjen e madhe evropiane.

OLIVER VARHELYI

KOMISIONER PER ZGJERIMIN NE BE

Raporti i mëparshm i Komisionit Evropian vazhdon te jete i vlefshem dhe ta kosniderojme Shqiperine si nje shtet qe eshte gati per te celuar negociatat me Bashkimin Evropian. Fakti qe nuk u hapen negociatat ka pasur te bej me shqetesimet nga disa shtete anetare. Po punojme per nje metedologji per trajtimin e negociatave ne BE. Ajo do te bazohet ne kater parime, procesi duhet te jete me i besushem, me politik dhe me i parashikueshëm. Eshte perparesi ta bejme edhe me dinamik. Te nisim negociatat kete vit ne mars, para samitit te zagrebit. Duhet qe te gjithe partite politike ne Shqiperi te ndihmojne ne procesin e anëtarësmit pasi pa mbeshtetjen e gjithe partive politike nuk do te jete e mundur kjo ecuri, si dhe vazhdimi i reformave të ndërmarra.

Pavarësisht vendimit për çeljen ose jo të negociatave, kryeministri Edi Rama, këmbënguli në vazhdimin e reformave, me më kryesoren, luftën kundër krimit të organizuar.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Mirënjohje komisionerit që u angazhua personalisht gjatë kohës së termetit. Folëm me te edhe për konferencen e doinatoireve që do të mbahet me 17 shkurt.

I thash komisionerit që Shqipëria do të bëjë të njëjtat hapa dhe reforma që do ti bënim sikur ti kishim hapur negociatat.Diskutuam më komisionerin për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. E informova atë në lidhje me ecurine e reformes në drejtësi dhe paketën anti-KÇK

Si vlerësim për punën e kryer deri më tani në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ku i fundit do t’i japë Shqipërisë, një fond prej 28 milionë eurosh. Lajmi tjetër ishte mbështetja në vazhdim për situatën e krijuar pas tërmetit.

OLIVER VARHELYI

KOMISIONER PER ZGJERIMIN NE BE

Nga konferenca e donatoreve ne 17 Shkurt ne Bruksel presim rezultate shume te mira. Do te flasim me te gjitha shtetet anetare dhe institucionet financiare nderkombetare qe ato te vijne dh eta japin konstributin e tyre ne menyre qe ai te jete i konsiderueshem. Nderkohe ka nisur zbatimi për dhenien e 15 milione eurove nga Komisioni Evropian dhe shume shpetjt do te jete ne ndihme te qytetareve.

Për të parë nga afër dëmet që la pas lëkundja sizmike e 26 Nëntorit, komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin dhe kreu i qeverisë kryen edhe një vizitë në Durrës.

PUBLICITET