12.5 C
Tirana

“Negociatat mund të hapen në mars, qëndrimi i kritikëve ka ndryshuar”

VENDI

Metodologjia e re që do të ndjekë Bashkimi Evropian për zgjerim, në këndvështrimin e ekspertëve vlerësohet si zbutje e qëndrimit të vendeve anëtare me kryesorja, Franca qe bllokuan negociatat per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në tetorin e vitit te kaluar.

Qasja e re e BE-së ndaj pranimit në familjen e saj të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është konceptuar si një proces me drejtim të fortë politik.

Për Gledis Gjipalin i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, kjo do të thotë më shumë përgjegjësi nga drejtuesit politik ne Tirane dhe Shkup, raporton Vizion Plus.
Elementet politik bashkë me ato për një proces më dinamik, të parashikueshëm dhe të besueshëm, e bëjnë rrugën e anëtarësimit më pak burokratik në analizën që i bën Gjipali propozimit të Komisionit Evropian.

Në bisedën që kryeministri Edi Rama pati në Këshillin Atlantik në Washington deklaroi se kurrë më nuk do të japë një datë se kur do të çelen negociatat, pasi zhgënjimi ishte i madh.

Ndërsa perceptimi i ekspertëve është dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e këshillit në Mars, ndikuar edhe nga deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel se Berlini zyrtar do të punojë fort që kjo të arrihet.

- Advertisement -

TE FUNDIT