13.5 C
Tirana

Në një bashkëpunim me Elvana Gjatën? Ylli Limani përgjigjet kështu

VENDI

Ylli Limani ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në emisionin “Rreze dielli” ku ka treguar se si ka kaluar kjo periudhë për të.

Ylli ka folur gjithashtu edhe për projektet e tij muzikore, ku ka theksuar se ai me Tunën ka qenë ndër më të suksesshmit, duke u menduar mirë për projektet pasardhëse apo një bashkëpunim tjetër me një këngëtare femër.
“Është një lloj komplikimi që ndodh kur parashikohet një bashkëpunim me femra sepse duhet patur parasysh disa gjëra, si ana estetike, edhe tingulli, tonalitetit I këngës, tema e saj. Pas bashkëpunimit me Tunën, standardi duhet të jetë shumë i lartë, nëse vjen është e mirëseardhur, e nivelit të atij bashkëpunimi. Ka shumë artiste që mund të bashkëpunonim, Elvana Gjata është një nga ata që vlerësoj më shumë, por ka edhe shumë të tjera të të gjitha zhanerave”, ka pohuar Ylli gjatë lidhjes direkte.
Me siguri pas këtij komunikimi, fansat e Yllit dhe Elvanës po presin me padurim një projekt muzikor të përbashkët të dy artistëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT