8.5 C
Tirana

Në nëntor nis fushata e vaksinimit

VENDI

Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e gripit.

Fushata e vaksinimit do të nisë në javën e parë të muajit nëntor ku pritet të vijnë 80 mijë doza.

Ndërsa përfaqësuesi i organizatës botërore te shendetesise në Tiranë u shpreh se kurimi i gripit me antibiotikë është metoda më e gabuar dhe se pa rekomandimin e mjekut nuk duhet përdorur asnjë medikament i tillë.

Antibiotikët nuk rekomandohet të përdoren për gripin. Edhe pse ndodh shpesh që qytetarët me dëshirën e tyre t’i marrin vetë në farmaci pa rekomandimin e mjekut. Ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por ndodh në të gjithë botën.

Ka disa vende që kanë marrë masa parandaluese dhe shembulli më i mirë që ka bërë progres është Europa veriore. Madje ka shumë raste që përdorimi i antibiotikëve ka komplikuar më tej situatën shëndetësore të pacientëve.

Targetgrupi që do të përfitojë falas vaksinimin janë të sëmurët kronikë, ata me diabet, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç.

- Advertisement -

TE FUNDIT