16.5 C
Tirana

Në muajin e gjashtë të shtatzënisë Jonida Vokshi zbulon gjininë e fëmijës.

VENDI

Jonida Vokshi konfirmoi lajmin e shtatzënisë pak javë më parë gjatë spektaklit Top Talent ku u shpreh se në rast barazimi ajo do të përdorte votën e pestë të fëmijës së saj.

Atë moment ajo nuk preferoi të jepte shumë detaje por vetëm zbuloi se shtatzënia e kishte bërë shumë të ndjeshme. Mirëpo së fundmi moderatorja simpatike ka zbuluar se në cilën fazë të shtatzënisë ndodhet dhe gjininë e fëmijës.

Jonida ka publikuar disa foto në të cilat tregon se të dielën e ka kaluar me bashkëshortin Besnik Krapi diku larg dhe ka publikuar disa foto nga një pishine dimërore.

Në fotot e postuara moderatorja shihet veshur me një trupore të zezë në të cilën nuk i dallohet aspak barku i rrumbullakosur. Jonida ka treguar se tashmë është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se pret të bëhet nënë e një djali.

Ne të dy relaks babi me mision na bën foto. 25 javëshe shtatzënë ka shkruar Jonida përkrah fotove të saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT