Ne i dinim armike, por ajo që mendon Nora Istrefi për Tuna Sejdiun do u lërë pa fjalë

Ato janë dy prej artisteve më të dashura shqiptare. Kanë filluar të merren me muzikë qëkur ishin ende adoleshente e janë rritur në skenë. Fati ose rastësia ka bërë që edhe bashkëshortët e tyre të ndajnë të njëjtin pasion për muzikën, e megjithatë asgjë nga këto nuk ka arritur t’i bëjë bashkë Tuna Sejdiun dhe Nora Istrefin. Dy kunatat e famshme jo vetëm që nuk kanë marrëdhënie të mira, por as flasin e nuk duan të shohin me sy njëra-tjetrën.

PUBLICITET

 

Nuk është hera e parë që raporti mes tyre, kujtojmë që Robert Berisha është ai që shpeshherë i ka hedhur zjarr benzinës me deklaratat e tij, është bërë pjesë e rrjetet sociale dhe protaleve. Mirëpo për habi të të gjithëve, mbrëmë Nora ka dhënë një deklaratë ndryshe nga i shoqi.

 

E ftuar në “Xing me Ermalin” ajo tha: “Nuk kemi qenë asnjëherë shoqe të ngushta, por as armike. Nuk ka ndodhur asgjë e rëndë mes nesh, përveç një keqkuptimi familjar. As unë dhe as Roberti nuk kemi pasur kurrë probleme me të. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht.

 

E respektoj Tunën si kolege, madje më pëlqen shumë albumi i saj i fundit.” Të jetë vallë kjo një shenjë që gjërat mes tyre po rregullohen?

PUBLICITET