18.5 C
Tirana

Në gjurmët e bukurive të Shalës së Dukagjinit

VENDI

Shala është një nga zonat më të bukura dhe më të njohura të veriut të Shqipërisë trojet e së cilës gjenden në zonën e Dukagjinit në Qarkun e tanishëm të rrethit të Shkodër.
Emri i kësaj krahine është nga më të vjetrat në Shqipëri, e vendosur në luginën e lumit me të njëjtin emër, rrëzë Alpeve Shqiptare, dhe është i rrethuar me bjeshkë të larta nga të gjitha anët.
Lumi i Shalës buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrënzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, derisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri.
Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbijt e thepisur që e rrethojnë,të japin ndjesinë e bukur të natyrës së qetë e të bukur e cila çdo gjë e ka krijuar vetë, pa ndihmën e askujt.
Në lumin e Shalës gjendet një bukuri e rrallë, ku për të cilin është e vështirë të thuhet vetëm me fjalë. Sot vizitorët e lumit e përdorin atë jo vetëm për qetësi ose piknik, por edhe për sporte të ndryshme me varka.
Pak histori
Shala përmendet për herë të parë në vitin 1454, sipas Fan Nolit, nga Biemmi (Citta di Scala e di Socci), kur tregon se vjen këtu Gjergj Kastrioti – (Skënderbeu) për të pajtuar trazirat pas vdekjes së Pjetër Spanit.
Sipas gojëdhënës popullore të banorëve të sotëm flitet se emri “Shalë” ka rrjedhur prej shalës së kalit, që është një fabul e bukur. Shala, Shoshi dhe Mirëdita janë pasardhësit e tre vllëzërve që jetonin diku në Shirokë të Shkodrës.
Në Shirokë ra murtaja, vëllezërit qenë bashkë, por u larguan prej andej. Kur vendosën për tu ndarë, të vetmen pasuri që kishin, ishte një shalë kali,
një shoshë mielli dhe një bukë. Ai që mori shalën e kalit i mbeti emri Shalë, ai që mori shoshën i mbeti Shosh dhe ai që mori bukën, i mbeti emri Mirëditë.
 

 

 

 

 

 

 

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT