16.5 C
Tirana

Në ditëvdekjen e Át Gjergj Fishtës (30 dhjetor 1940)

VENDI

Me rastin e ditëvdekjes (30 dhjetor) të Át Gjergj Fishtës (1871-1940) Biblioteka Françeskane në profilin e saj në facebook ka botuar qarkoren e Provincialit të asaj kohe Át Çiprijan Nika, drejtue të gjithë fretënve të Provincës.
Në qarkore, të cilën po e japim të plotë, cilësohet kontributi i madh i Fishtës, t’u e quajtë ndera dhe lumnija e Shqypnisë.

Provinçialati Françeskan
Shkoder
Nr. 366/IX

ETEN TË NDERUESHEM E VLLAZEN TË DASHTUN,

P. Gjergj nuk ka ma Provinçja: kosa e dekës i a kputi ksajë mâ të çmueshmin krah. I pelqej të Lumit të na provojë tuj na marrë njatê qi kje ndera e lumnija jo vetun e Provinçes s’onë, por e të tanë Urdhnit Françeskan e e Shqypnís marë.

Mas njaj smundje të shkurtë të zêmres, së cillës i u shtue edhe të ftofunt në mushkní i forcuem me të gjtiha ngushllimet e Fés, me 30 të mojit të kaluem n’orën 24.45, tuj pasë pranë vllazent e vet, në moshen e 70 vjetve të fillueme, e lá ket shkretí pjestari mâ i çmueshmi i Provinçes s’onë.

E dij, vllazen të dashtun, se ky lajm i zí ká m’u derptue të gjithve zêmren, sikúr shprishi e lnueri ket zêmren e mjerë t’Onen; por të bekojm t’adhrojm né ket provë Kshillet e Atij të Lumit.

Nuk po endem giatë t’u paraqes veprat e meritimet e ktij vllaut t’onë aq të çmueshem e të nderuem prej të gjithve, pse puna do të më qitte teper larg; por as nuk âsht nvoja. Ju vetë i njifni e i dini mâ së miri. Veç po, do të tham se, në kjoftë se Provinçja jonë çmohet e nderohet jo vetun prej marë Shqypnís por edhe nder kome tjera të gjytetnueme tuj gzue ket pozicjon qi ká, meritimi mâ i pari e mâ i madhi âsht padyshim i P. Gjergjit. Ky kû me fjalë kû me shkrime, kû me vepra e kû me kshille drejtoi fuqit e bashkvllazenve të vet mas programit: Fé e Atme.

Në ket dekë kaq të shemtueshme; âsht lecim për zêmer t’onë, qi posë ngushllimeve shpirtnore, vûm oroe se, i madh e i vogel tuj i a fillue prej

Papet, Mretit, Musolinit, Generalit t’Urdhnit e të gjitha auktoriteteve mâ në shêj të Shqypnís e t’Italís, mueren pjesë, tuj na drejtue perdhimtimet e veta në ket rasë a telegrafisht a me prani të veten e tuj marrë pjesë në salikime të tija, të cilat kjenë vertè të madhnueshme. Mundet m’u thânë se të tanë Shqypnija, pá dallim besimi, e percuell p. Gjergjin në të mramin pushim, me lot per faqe.
Zoti i pasët falë Parrizin e u lutë per né!

Mas vendimeve të Provinçes Art. 2. n. 6 Meshtarët kan detyrë me thânë ka dy MeshëpPer shpirt të tij. Klerikët e laikët mas n. 18 të K.U. të bajn tri herë Udhen e Shêjtes Krygjë.

Shkoder 3.I. 1941
P. Çiprijan Nika, OFM
Provinçjal

- Advertisement -

TE FUNDIT