6.5 C
Tirana

Ne dimë diçka më shumë për partnerin tënd!

VENDI

Kur na duhet të krijojmë një përshtypje të përgjithshme për X person apo të zbulojmë diçka më shumë rreth të dashurve, shoqeve apo kolegëve, mësojmë shenjën e tyre të horoskopit dhe u futemi kërkimeve

Të njëjtën gjë mund të bëni edhe ju në këtë artikull me njeriun tuaj të zemrës. Si është të kesh për partner një Dash, Ujor apo Bricjap? E zbuloni këtu:

 

Dashi

Keni në krah një mashkull, i cili i ka idetë të qarta në jetë dhe për çdo herë që humbni sensin e të jetuarit ai është gati t’ju kthejë me këmbë në tokë, teksa ju llaston dhe dhuron dashurinë e tij të sinqertë.

 

Demi

Do të dijë t’ju bëjë të shijoni (bashkë me të) kënaqësitë e jetës, që nga ushqimi deri te seksi i mirë. Besnik si pak shenja të tjera të horoskopit, ndonjëherë mund të shfaqet kokëfortë, por do t’ju magjepsë me ëmbëlsinë e tij.

 

Binjakët

Asnjë ditë përkrah tij nuk do të jetë e ngjashme me ditën e shkuar. Përherë risi, aventura dhe ndryshime. Një jetë përkrah tij është tepër dinamike. Pika e dobët? Pak tekanjoz.

 

Gaforrja

Dashuri e vërtetë, pa kërkuar asgjë në këmbim. I ëmbël dhe shumë i ndjeshëm, partneri i kësaj shenje ka zemrën e një fëmije, i gatshëm të bëjë gjithçka për ju.

 

Luani

Falë tij ndjeni mbrojtje dhe siguri. Kërkon të rrëmbejë përherë qendrën tuaj të vëmendjes, duke qenë i gatshëm të bëjë gjithçka për ta arritur. Një karakter i fortë, që ju ka lidhur pas vetes me sharmë dhe elegancë.

 

Virgjëresha

Gjithmonë aty për ju. Ju njeh si askush tjetër dhe di gjithmonë si t’ju këshillojë apo mbështesë në çdo moment. Ndonjëherë bëhet pak i bezdisshëm, por është një partner i kujdesshëm dhe besnik.

 

Peshorja

Një histori dashurie përkrah dikujt të shenjës së Peshores është e paharrueshme. Partneri, si një individ tepër solar dhe i qetë do t’ju falë një lidhje plot harmoni dhe mirëkuptim.

 

Akrepi

Ndonëse tërhiqet tejmase pas femrave dhe botës së tyre, nëse ka rënë vërtet në dashuri dijeni se çmendet marrëzisht pas jush dhe askujt tjetër. Do ta keni shok mbi të gjitha, pasi Akrepi është i gatshëm ta mbështesë të dashurën e tij në të mirë e në të keq.

 

Shigjetari

I pëlqen të luajë, të eksplorojë, ndaj lidhja me të nuk do të jetë kurrë diçka e sigurt. Për çdo herë që të ndiheni se gjërat po shkojnë fiks ashtu siç kishit planifikuar/dëshiruar, nga hiçi, partneri Shigjetar do t’ju befasojë me një ndodhi të radhës.

 

Bricjapi

Keni në krah një person më këmbë në tokë, serioz dhe të besueshëm. Ndonjëherë pak dinak, nuk pëlqen të jetë në mesin e shumë njerëzve, por di si t’i dedikohet i gjithi gruas së vetme që dashuron.

 

Ujori

Si është një partner Ujor? Idealist, i pëlqen t’ju përfshijë në çështjet e tij e nëse ndonjëherë të duket pak i largët apo i ftohtë, mos u shqetësoni; do të kthehet gjithmonë te ju!

 

Peshqit

Të rrethon me përkujdesjen dhe ndjeshmërinë e tij. Ndonjëherë ka pak humor të rëndë, por pa problem; ishte thjesht një mungesë takti! Dashuron lojërat dhe përkëdheljet.

- Advertisement -

TE FUNDIT