8.5 C
Tirana

Ndryshon jeta e vogëlushes që vuan nga skolioza, lajme të mira për të.

VENDI

Të premten e kaluar shqiptarët mësuan historinë e dhimbshme të Joridës 12 vjeçare në Ballsh. Vajza mes dhimbjeve rrëfeu sesi skolioza dhe deformimi i legenit ia kishin bërë jetën ferr të përditshëm. Prindërit thanë në emision se operacionet kushtojnë 26500 euro. Jorida ka nevojë për një trajtim të gjatë që nga operacioni i pare legeni është i dëmtuar deri tek i dyti skolioza në shtyllën kurrizore. Është një rast shumë i vështire. Lotët e Joridës janë therëse, janë britma të një fëmije të pafajshme. Ajo tregoi vetë historinë e saj ku tha se trupi i dhemb por nuk i tregon prindërve sa, pasi nuk do ti shqetësojë.

Në klasë mësuesi nga Ferizaj Nuhi Bega i dorëzoi Joridës një letër të cilën ajo e lexoi Shqiptarët panë një vajzë të mrekullueshme, ti je me fat se rrethohesh nga njerëz që të duan, çdo shkronjë që ti lexon e kanë shkruar shqiptarët kudo në botë, zërin tënd që dridhej dhe lotët në faqe shqiptarët i panë dhe vendosën që të marrin përsipër kostot e operacioneve, lexoi në letër vajza në klasë.

Te prindërit e Joridës, Xhelal Bega, i cili është djali i mësuesit që vizitoi Joridën në klasë, u dha prindërve lajmin se paratë e operacionit janë mbledhur. Po ma freskon shpirtin kjo, tha Xhelali, i cili plotësoi shumën e parave të operacionit të vajzës. Lajmi i Xhelalit i ka lënë pa fjalë prindërit që janë mbytur nga lotët dhe emocionet. Elvisi në fakt u tha prindërve se është caktuar data e operacionit të Joridës.

- Advertisement -

TE FUNDIT