14.5 C
Tirana

Ndryshime në Burgun e Reçit, largohet drejtori

VENDI

Është larguar nga posti i drejtorit të burgut të Reçit, Gezim Selimi, i cili është zëvendësuar në këtë post nga Dedë Zhivani.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë burgut të Reçit nga ku mësohet se prezantimi i Drejtorit të ri Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, i cili u investua edhe nga Bashkimi Europian.

Selimi, ishte në krye të këtij institucioni që nga gushti i vitit 2018, ndërkohë që tashmë ky institucion do të ketë një tjetër drejtues i cili vjen nga radhët e socialistëve.

Ndërkohë Dedë Zhivani është një nga emrat e njohur në radhët e socilistëve të Shkodrës i cili tashmë do të ketë këtë pozicion drejtues në një nga institucionet e rëndësishme të veriut të vendit.

Nuk dihet nëse emri i Dedë Zhivanit, si drejtues në këtë institucion është pjesë e listës së drejtorëve që janë propozuar nga deputetët e PS megjithatë tashmë ai ka marrë drejtimin në këtë burg i cili është një nga institicionet e vuajtjes së dënimit nga standartet më të larta të cilësisë dhe sigurisë

- Advertisement -

TE FUNDIT