6.5 C
Tirana

Ndodh mrekullia/ 27-vjeçarja me COVID-19 teksa ndodhej në koma lind vajzën, foshnja nuk është e infektuar

VENDI

27-vjeçarja, Angela Primachenko, e cila jeton në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lindur vajzën e saj, ndërkohë që është e infektuar me COVID-19. Në javën e 33-të të shtatzënisë, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe ajo u fut në terapi intensive dhe më pas kaloi në koma.

Por ndodhi mrekullia. Teksa gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar, ajo lindi vajzën e saj, Ava, e cila rezultoi negative me koronavirus. Ajo e kuptoi që u bë nënë, pasi u zgjua. Por, nënë e bijë duhet të qëndrojnë larg njëra-tjetrës për pak kohë.

“Binjakja ime jo vetëm që i mbijetoi koronavirusit, por arriti edhe që të sillte në jetë vajzën ndërkohë që ishte në koma farmakologjike. E di, askush nga ne nuk e shpjegon dot se si ndodhi kjo, por ja që mrekullia ndodhi”, shkroi motra binjake e Angela.

Ndërsa vetë 27-vjeçarja është shprehur: “Dola nga spitali pas 7 ditësh aty, 10 ditësh në respirator dhe 1000 lutjeve. Është shumë bukur të jesh në shtëpi sërish!”

- Advertisement -

TE FUNDIT