Ndërtime pa leje dhe plagosje, 2 persona përfundojnë në komisariat

Dy persona kanë përfunduar në komisariat këtë të mërkurë gjatë një aksioni të Policisë së Shkodrës. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi P. Th 59 vjeç, banues në Laç është arrestuar pasi ka plagosur me dashje një person.

PUBLICITET

Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Po ashtu, uniformat blu ndaluan edhe 30-vjeçarin A. B., të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për veprat Vetëgjyqësia Kanosja” dhe Ndërtim i paligjshëm.

Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale Ndërtim i paligjshëm kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th

PUBLICITET