11.5 C
Tirana

Ndëron jetë themeluesi i kinokomedisë shqiptare.

VENDI

Regjisori Fehmi Hoshafi është shuar në moshën 86 vjeçare i cili lindi në Tiranë. Fillimisht nisi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo në filmat Toka jonë Vitet e para Oshëtimë në bregdet Gjurma.

Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin Estrada në ekran i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film më vonë iu besua regjia për kinokomedinë aq të dashur Kapedani në vitin 1972 të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo.

Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi Ëndërr për një karrige dhe Zëvendësi i grave 1987.

- Advertisement -

TE FUNDIT