12.5 C
Tirana

Ndalet ëndrra e studentes së mjekësisë, humb jetën nën rrënoja me prindërit dhe vëllain e vogël.

VENDI

Do të ishte dermatologe e ardhshme. Por ëndrrat e Kristi Reçit, studente e Mjekësisë në Tiranë, u prenë në mes. Ajo humbi jetën nën rrënoja në lagjen numër 18 në Durrës në një pallat 6 katësh i cili u shemb. Fati për familjen e saj ishte tr agjik. Kristi Reçi humbi edhe babain Eduardin, nënën Dolora dhe vëllain 22 vjeçar Klausin të cilët janë nën rrënojat e pallatit 6 katësh.

Kristi Reçi kishte një ëndërr të bëhej doktoreshë dermatologe dhe të vazhdonte jetën në shërbim të komunitetit si mjeke. Aktivistja Elona Caslli shkruan. Mes shumë dhimbjesh lotëve dhe trupave nën rrënoja që u nxorën pa frymë ishte edhe trupi i një mjekeje të ardhshme si Kristi Reçi. Thonë se toka merr më të mirët. Thonë se më të mirët ikin gjithmonë më shpejt. Gjithçka thuhet apo thonë një gjë mund të thuhet me siguri. Ishte e parakohshme ikja jote.

- Advertisement -

TE FUNDIT