18.5 C
Tirana

Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv.

VENDI

Ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 77 vjeçare gazetari i njohur sportiv shqiptar Aleko Gjergo pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Gjergos për të cilin shkruan se la në bibliografine shqiptare disa perkthime dhe prurje me vlera te medha perfaqesuese nga letersia dhe libri i autoreve te huaj.

Lamtumire mjeshtri Gjergo! Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh dhimbjen per ndarjen nga jeta ne moshen 77 vjeçare te kolegut Aleko Gjergo njeri prej gazetareve me te shquar ne gazetarine sportive shqiptare.

Pas nje vuajtje prej disa kohesh kolegu mbylli syte duke lene si shenje te vyer kujtimi dhe paharrese punen e gjate ne shume dekada, kontributin ne disa lemi dhe sidomos talentin dhe pasionin e tij ne radiokroniken sportive.

Aleko Gjergo i takoi te perfshihet tek pjesa fisnike e komunitetit tone profesional. Permes punes se vet kultures dhe pasioneve ai la ne bibliografine shqiptare disa perkthime dhe prurje me vlera te medha perfaqesuese nga letersia dhe libri i autoreve te huaj.

Unioni i Gazetareve Shqiptare u shpreh ngushellimet familjareve te kolegut tone te paharruar. I paharrueshem do te jesh Mjeshter. Lamtumire Mjeshtri Gjergo.

- Advertisement -

TE FUNDIT